Politikë

Rama për planin e krizës: Energji pa ndërprerje për të gjithë. Mbrojtje për familjet dhe bizneset e vogla për çmimin

Rama për planin e krizës: Energji pa ndërprerje për të

Kryeministri Rama tha se në planin e përballimit të krizës energjetike nuk parashikohet rritja e çmimit të energjisë por as ndërprerja e dritave. Nga konferenca për shtyp ai tha se familjet dhe bizneset e vogla janë prioritare në planin e qeverisë.

Rama: Plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritje për konsum familjar dhe biznesin e vogël, as ndonjë operacion kufizimesh të kufizimit të energjisë në shkallë vendi. Kriza parashikohet deri verën e ardshme. Por mund të zgjasë edhe më pas. Plani ynë mbulon këtë periudhë, Po përgatitet për konsultim kombëtar, me gjithë ju ku kërkojmë opinionin tuaj.

Ai prezantoi planin me 3 pika për përballimin e krizës energjetike:

1.Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara

2.Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara

3.Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy.

Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës energjetike deri më 15 prill 2022, ku i kërkohet KESH, OST dhe OSHEE të pezullojnë investimet.

*Tiranapost.al.