Politikë

Njësia e Jorida Tabakut voton Bashën me 111 %

Njësia e Jorida Tabakut voton Bashën me 111 %

Procesi i votimit në Partinë Demokratike ku fitues deri më tani rezulton kreu aktual Lulzim Basha është shoqëruar me akuza dhe denoncime se ka patur parregullsi. Por një rast i çuditshëm duket të ketë ndodhur në njësinë e Jorida Tabakut, në njësinë 8 në Tiranë, zona ku Lulzim Basha ka lindur dhe është rritur.

Sipas raportimeve nga mediat, nga rezultati i votimit në këtë njësi del se nga 1162 votues të cilët kanë qenë në listë, kanë votuar 1295, që përkthyer në përqindje është 111%.

Njësia e Jorida Tabakut voton Bashën me 111 %

Njësia e Jorida Tabakut voton Bashën me 111 %

Situata të ngjashme kanë ndodhur edhe në njësinë numër 4 ku rezultojnë të kenë votuar 99.9%. Nga 1058 që kanë qenë në listë, kanë votuar 1053.

Kandidatët përballë Bashës që prej ditës së djeshme kur u mbajt dhe procesi i votimit kanë denoncuar se janë përjashtuar komisionerët e tyre dhe se ka patur anëtarë që kanë votuar më shumë se një herë.

Njësia e Jorida Tabakut voton Bashën me 111 %

Ndërkaq sipas rezultateve të deritanishme, Lulzim Basha ka fituar zgjedhjet në PD me 81 % të votave, ose me 1281 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 486 vota, Fatbardh Kadilli me 39 vota dhe Edith Harxhi me 40 vota. A ishte ky një proces i drejtë apo një masakër elektorale siç ka deklaruar Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 Prillit?