Politikë

Një batutë e Ramës mund të shkaktojë dorëheqjen e kryeministrit Dimitar Kovaçevski!

Një batutë e Ramës mund të shkaktojë dorëheqjen e

Edi Rama njihet për batutat në Shqipëri, por mesa duket maqedonasit nuk e kanë pritur mirë ironinë e kryeministrit shqiptar gjatë një takimi informal në samitin e Selanikut, batutë që kishte si qëllim të mërziste bullgarët, shtetin që ka vendosur barrierë për Maqedoninë e rrjedhojë edhe Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në.

Edi Rama gjatë samitit i “prezanton” Kancelarit Scholz, Kovaçevskin, si Kryeministrin e “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”.


Sot, opozita ka patur reagime të shumta në rrjet kundër kryeministrit maqedonas, i cili sipas tyre s’ka mbrojtur reputacionin e maqedonasve dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Kryetari i VMRO-DPMNE, Vllado Misajlovski teksa kërkon i dorëheqjen Kovaçevski-t thotë: Dimitar Kovaçevski nuk e mbron, por e shet identitetin dhe Maqedoninë. Tjetër flet para kamerave, kurse pas tyre shohim se si qeshet dhe miraton që të quhet Bullgaria Perëndimore.

Rama me anë të një reagimi në Twitter sqaroi batutën duke thënë se ka ironizuar bllokadën bullgare.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj Kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve,” shkruan Rama.