Politikë

Nis me nervozizëm seanca e parë plenare, deputetët e përjashtuar nga Basha përplasen edhe me Lindita Nikollën

Nis me nervozizëm seanca e parë plenare, deputetët e

Pasi Lindita Nikolla ka lexuar shkresën për përjashtimet dhe lirimet nga detyrat që kanë patur, të gjithë deputetët e përjashtuar nga Basha. Të gjithë në bllok kanë refuzuar dhe nuk kanë munguar edhe përplasjet me kryeparlamentaren Nikolla se nuk po e zbatonte mirë rregulloren, dhe se shkresat e dala nga PD, janë nul dhe pjesë e një pakti dhe mbrojtje të Edi Ramës ndaj Lulzim Bashës.

Disa nga reagimet si më poshtë:

Spaho: Zonja kryetare nuk e kisha menduar që Lulzim brava do të më përjashtonte. Tani pres që të më caktojnë edhe internimin, ndoshta në Grabjan të Lushnjes Nuk më përjashton dot mua njeri nga grupi parlamentar i PD. Unë kam hyrë kur tërhiqnim me zinxhirë bustin e Leninit, ai ka ardhur direkt ministër. S’më përjashton dot ai që futi kriminelë në PD. Më vjen mirë që jam larguar disa rreshta larg shoqërisë së tij. Nuk kanë të ardhme me të, me një njeri që ka humbur 4 palë zgjedhjesh. Do t’i vije dita, mos kujtojë të largët që qytetarët dhe anëtarët e PD do ti japin atë që meriton.

Bylykbashi: Deputeti largohet me dëshirën e tij nga grupi.Rregullorja dhe Kushtetuta nuk parashikon asnjë lloj kufizimi në lidhje me këtë. Nuk mund të bëhet kjo përndryshe vendoset precedent i rrezikshëm.

Noka: Ju keni marrë urdhër nga kreu i regjimit që shoqata e bravave, shulave dhe llozeve të trajtohet me dashuri të veçantë nga ana juaj. Ju duhet kjo shoqatë sepse pa të jeni të mbaruar. Vetëm kështu ju fusni në thes opozitës dhe e kontrolloni pluralizimin. Askush nuk ia përcakton përkatësinë deputetëve përveçse votuesit.

Këlliçi:

Meqë po përmendni rregulloren këtu dhe të gjithë procedurës standarde ju bëj me dije në rast se nuk keni lexuar kreun 3 nenin 15… Formimi i grupeve parlamentare, deputetet mund të formojnë grupe sipas përkatësisë parlamentare. Çdo deputet ka të drejtë të largohet nga grupi parlamentar, ai për këtë duhet të lajmërojë byronë e kuvendit. Nuk ka ndonjë kërkesë të ndonjë deputeti për tu larguar nga grupi i PD etj.

Nuk e di ku keni dispozitën në atë vendim që bëtë. Është e trishtë që ju merrni atributin të vendosni se kush janë deputetët e PD por ju s’keni asnjë lidhje me PD dhe situatën në PD. Ju kërkoj sinqerisht të zbatoni detyrën tuaj kushtetuese, dhe të tërhiqni njoftimin që bëtë sepse nuk është në kompetencat tuaja.