Nick Abbott do të jetë ambasadori i ri britanik në Tiranë

Ambasadori i ri britanik në Shqipëri, Nick Abbott, ka marrë zyrtarisht detyrën ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Britanike në Shqipëri, përmes një postimi në platformën X.
Postimi i Plotë:
Nis një kapitull i ri në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë me marrjen e detyrës nga ambasadori britanik, Nick Abbott. Kjo shënon edhe avancimin e marrëdhenies nga miq në partnerë për progres, duke nënkuptuar një partneritet të fortë dhe dinamik. Ambasadori Abbott do të udhëheqë përpjekjet tona për të thelluar bashkëpunimin, duke u fokusuar në mundësitë dhe sfidat e përbashkëta. Nga rritja ekonomike tek shkëmbimi kulturor, jemi të angazhuar për të krijuar përfitime konkrete për të dy vendet. I ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkohen në këtë rrugëtim. Së bashku, ne mund të arrijmë përparim të jashtëzakonshëm dhe të formësojmë një të ardhme më të ndritur për vendet tona.