Politikë

 Ngjela: Veliaj e fiton, ka arritur suksese në Tiranë. Kush do e mundë?!

 Ngjela: Veliaj e fiton, ka arritur suksese në Tiranë. Kush do e

Avokati Spartak Ngjela beson se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do dalë fitues në zgjedhjet e 14 majit përballë kandidatit të Primareve, Belind Këlliçi.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se Këlliçi nuk është i njohur në politikë sa Veliaj dhe shtoi se ky i fundit ka arritur suksese në kryeqytet.

“Po. Nuk ka diskutim. Ç’e dini Veliajn ju? Ka fituar 2 mandate. Ju lutem. Ka Tiranën dhe ka suksese në Tiranë. Lërë ç’thonë këta “rronxho - ponxhot”. Ka suksese në Tiranë. Ka rregulluar rrugët të gjitha. Për të mos ta zgjatur se këtu i keni. Pra , ka suksese si kryetar e para dhe dihet që demokratët në qoftë se do vazhdojnë me përralat aligjore të Saliut, do dështojnë keq.
Kush do ta mundë, ma trego atë tjetrin? Kush e njeh? Ka një rregull në politikë, që ta dini, duhet të jesh i njohur. Ky njihet ndërkombëtarisht. Socialistët nuk kanë rënie, kanë dalë sondazhet shumë lart. Nuk kanë rënie, sepse ka konflikt të brendshëm Partia Demokratike. Si mund të fitojë? Është e ndarë më dysh”, theksoi ai