Politikë

Nga Shemsi Prençi tek Bahri Shaqiri: Tre kandidatët në listat e LSI-së që dolën nga Presidenca e Metës

Nga Shemsi Prençi tek Bahri Shaqiri: Tre kandidatët në listat e

Listën e LSI-së për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit e kryeson Monika Kryemadhi në tre qarqet, Tiranë, Elbasan dhe Fier. Në listën e plotë të kandidatëve bien në sy ishkëshilltarët apo zyrtarët që kanë punuar me presidentin Ilir Meta.

Shemsi Prençi, ish kreu i Emergjencave Civile është kandidati për Durrësin, i katërti në listë i cili disa javë më parë dha dorëheqjen si ish këshilltar i presidentit Meta për çështjet e Emergjencave.

Nga Shemsi Prençi tek Bahri Shaqiri: Tre kandidatët në listat e

Bahri Shaqiri ndodhet gjithashtu në listën e LSI, i renditur në vendin e dytë për qarkun e Durrësit. Bahri Shaqiri ka qenë ish këshilltari i Shtetit për çështjet e Sigurisë Kombëtarë, si dhe ish kreu i SHISH.

Nga Shemsi Prençi tek Bahri Shaqiri: Tre kandidatët në listat e

Po ashtu, Brunilda Paskali është në listën për qarkun e Korçës, e renditur në vendin e tretë. Paskali dha disa kohë më parë dorëheqjen si këshilltare e presidentit Meta për çështjet sociale, për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga Shemsi Prençi tek Bahri Shaqiri: Tre kandidatët në listat e

Në listë ndodhet edhe një teolog me emrin Ermir Gjinishi, i renditur i treti në Elbasan.

*Tiranapost.al.