Nesër shpallen listat e kandidatëve për deputet! Yuri Kim përsërit thirrjen: Siguroni kandidatë të pastër

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, me anë të disa postimeve në profilin e saj zyrtar në Twitter ka përspëritur thirrjen përkundrejt liderëve politikë që të kandidojnë njerëz me integritet dhe të respektojnë ligjin e dekriminalizimit, por dhe sugjerimet e DASH.
Teksa na ndan vetëm një ditë nga anoncimi i listave, Yuri Kim ka nënvizuar faktin se respektimi i dekriminalizimit është shenjë se Shqipëria e ka marrë mesazhin e SHBA dhe është serioze për rrugën e integrimit në BE.
Postimet e ambasadores Yuri Kim:
Nesër është afati i fundit që partitë të paraqesin listat e kandidatëve për zgjedhjet 25 prillit. SHBA ka qenë jashtëzakonisht i qartë në lidhje me përgjegjësinë e udhëheqësve për të siguruar kandidatë të pastër, duke përfshirë edhe respektimin e ligjeve të Shqipërisë dhe listën e zezë që ka nxjerrë DASH.
Shqiptarët nga të gjitha sferat e jetës më thonë se shqetësimi i tyre më i madh është se korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre. Listat e paraqitura nga partitë nesër do të na tregojnë. Nëse udhëheqësit e Shqipërisë e kanë kuptuar mesazhin nga SHBA, nëse janë të përkushtuar për anëtarësimin në BE dhe nëse janë të gatshëm të marrin vendimet e vështira të nevojshme për një të ardhme më demokratike dhe me prosperitet për Shqipërinë. Ne presim që krerët e partive të demonstrojnë lidershipin e vërtetë. Ne do t'i bëjmë udhëheqësit e partive të përgjegjshëm. Ne gjithashtu do të mbështesim fuqimisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ndërsa shqyrton dorëzimin e listave të kandidatëve, e cila është një detyrë që duhet të ndërmerret para së gjithash në emër të votuesve shqiptarë.
Tomorrow is the deadline for parties to submit candidate lists for 4/25 elections. ?? has been extremely clear about the responsibility of leaders to ensure clean candidates, including with respect to ??’s laws & designations by ?? Secretary of State. So have ??’s voters...(1/4)
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 7, 2021
Tiranapost.al