Politikë

Në turin e Berishës shfaqet këshilltari për pushtetin lokal i presidentit Meta

Në turin e Berishës shfaqet këshilltari për pushtetin lokal

Në turin e Sali Berishës mediat kanë kapur një mbështetës që e lidh atë drejtpërdrejt me presidentin Meta. Bëhet fjalë për këshilltarin për pushtetin lokal Ylli Asllani i cili ka marrë pjesë hapur në një takim në Gjirokastër edhe pse Institucioni i Presidencës është mbi palët dhe se këshilltarët gjithashtu duhet të qëndrojnë të pavarur.

Në turin e Berishës shfaqet këshilltari për pushtetin lokal

Nga ana e tij Ilir Meta në daljen e fundit i pyetur për turin e Berishës u shpreh se “ doktori po bëhet edhe më demokrat”, një përcaktim që edhe ose i thënë si një batutë u interpretua si inkurajim i lëvizjes së Berishës, lëvizje që nisi pas përjashtimit nga Basha si deputet i grupit parlamantar i PD.

Meta nuk ka dhënë më intervista dhe protagonizmin e tij gjatë fushatës, e arsyetoi si një zgjedhje të sforcuar në mungesë të opozitës, duke shigjetuar Bashën.

Vitet e fundit, raportet e Ilir Metës dhe të Berishës kanë qenë shpesh herë në një valë.

Dy politikanë që kanë kapur kurba të ndryshme me njëri-tjetrin dhe ndoshta tani jo me protagonizëm por me një mënyrë të re mund të ketë sërish një tjetër bashkëpunim e mbështetje. Mbetet për t’u parë e konfirmuar.

Sali Berisha vijon turin e tij anti-Basha në takime nëpër Shqipëri.

*Tiranapost.al.