Politikë

Ndërsa priten listat zyrtare, nga PS një pjesë po zbulohet. Dy kryebashkiakë për deputetë

Ndërsa priten listat zyrtare, nga PS një pjesë po zbulohet. Dy

Pas disa dorëheqjeve si Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Alfred Peza (ky i fundit tha se iu propozua por mendon se ka të tjerë që e bëjnë më mirë deputetin) sot i janë shtuar listës emra si Dritan Leli dhe Dionis Ymeraj, përkatësisht nga Bashkia Vlorë dhe Dibër.

Ndërsa priten listat zyrtare, nga PS një pjesë po zbulohet. Dy
Dritan Leli
Ndërsa priten listat zyrtare, nga PS një pjesë po zbulohet. Dy
Dionis Ymeraj

Ndërkaq kryeministri e mbylli fundjavën me futjen në listë të dy heroinave të fatkeqësive, nga tërmeti zgjodhi Luljeta Bozon dhe nga pandemia doktoreshë Najada Çomon. Për këto futje opionini u nda më dysh, njëri me pretendimin se doktorët i duhen spitalit dhe tjetri me gjithë respektin për znj Bozo e panë si një kandidim honorifik. Ndërkaq sot priten kandidimet politike.

Shumë emra përfliten se nuk do të jenë në listën e Ramës për PS, ky i fundit do t ‘i duhet të ofrojë një skuadër bindëse para sfidës së madhe siç është mandati i tretë për PS, një tabu që nuk është thyer nga asnjë forcë politikë prej pluralizmit.

*Tiranapost.al.