Politikë

Musa Ulqini s’do kandidojë për deputet i PS, Leli nuk pranon të dorëhiqet nga Bashkia e Vlorës

Musa Ulqini s’do kandidojë për deputet i PS, Leli nuk pranon

Lajmi nuk është i konfirmuar në rrugë zyrtare, pritet që listat zyrtare të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit të publikohen mbrëmjen e sotme.

Por flitet se Musa Ulqini nuk do të jetë pjesë e listës së PS për zgjedhjet e 25 prillit. Deputeti i zgjedhur në vitin 2017 në Belsh këtë radhë nuk do të kandidojë ndonëse nuk dihet se çfarë roli do të ketë në strukturat e Partisë Socialiste, nëse do të ketë.

Musa Ulqini s’do kandidojë për deputet i PS, Leli nuk pranon

Ndërkaq, deri më tani nga Partia Socialiste janë larguar ose nuk kanë pranuar të kandidojnë për shkak edhe të angazhimeve të tyre;Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Alfred Peza dhe Eglantina Gjermeni.

A është kjo një strategji e kryeminsitrit Rama? A kanë ndikuar prurjet e reja në parti në këto lëvizje?

Ne media aludohet se Kryebashkiaku Dritan Leli ka refuzuar të japë dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës për të kandiduar si deputet. Ai refuzon kështu ftesën e kryeministrit Rama për të kandiduar, por ende nuk dihet se çfarë përgjigje ka dhënë Leli.