Politikë

Monitorim me video në qendrat e votimit. KQZ i kthen përgjigje kërkesës së PD-së: Po e hartojmë

Monitorim me video në qendrat e votimit. KQZ i kthen përgjigje

Partia Demokratike i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Lajmeve lidhur me aplikimin e sistemit të video-monitorimit në qendrat e votimit. Dhe sot KQZ ka kthyer përgjigje. Përmes shkresës drejtuar PD-së, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi thotë se po hartohet akti normatik, por kërkon kohë.

Ndërsa lidhur me financimin e këtij projekti, po vlerësohen kostot e mundshme për implementimin e këtij procesi, thuhet në përgjigjen e KQZ. Më poshtë keni letrën e plotë:

Monitorim me video në qendrat e votimit. KQZ i kthen përgjigje

Monitorim me video në qendrat e votimit. KQZ i kthen përgjigje

Ndërkaq, KQZ po pret ofertat e disa kompanive se sa mund të shkojë kostoja e vendosjes së sistemit të identifikimit teknologjik biometrik. Kjo është një ndër pikat e marrëveshjes së 5 qershorit, që u nënshkrua mes përfaqësuesve të partive në Këshillin Politik.

*Tiranapost.al