Monika Kryemadhi sqaron pse shkoi me bastun në Gjykatë

E Hënë 16 Dhjetor 2024, 13:40
TiranaPost
Pas daljes nga Apeli i GJKKO Monika Kryemadhi ka sqaruar pse u paraqit me bastun në Gjykatë.
"Ju e dini që bëj palestër shumë, e kam vrarë pak gjurin. Më pëlqen shumë ky bastuni se është trend", tha Kryemadhi.
Ndërsa pyetjes së gazetarëve nëse Ilir Meta bëhet xheloz se ajo bën palestër, Kryemadhi iu përgjigj: Nuk flas për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën time.