Politikë

Mjekja e njohur Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë

Mjekja e njohur Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministre

Këshilli i Ministrave ka emëruar në mbledhjen e sotme në detyrën e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mjeken Entela Ramosaçaj. Mjekja e njohur infeksioniste ka qenë për muaj të tërë në frontin e betejës me COVID-19 në Spitalin Infektiv.

Vendimi është firmosur nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj në mungesë të Kryeministrit Edi Rama i cili ndodhet në Kiev.

Vendim

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.