Politikë

Misioni i SHBA-ve në OSBE për Zgjedhjet/ Nota 10 për KQZ, për shitblerjen e votave presim SPAK

Misioni i SHBA-ve në OSBE për Zgjedhjet/ Nota 10 për KQZ,

Grupi i misionit të SHBA-ve në OSBE ka publikuar dokumentin mbi zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në Shqipëri. Në dukument përmenden disa pika me rëndësi të vlerësuara si pozitive:

-Zbatimi i suksesshëm i kodit të ri zgjedhor

- Implementimi me sukses mbi sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve

-Të gjitha partitë morën pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodhi që nga viti 2017.

-KQZ për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirë-organizuar

Ndërsa ka edhe vërejtje, mbi keqpërdorimin e burimeve administrative nga qeveria, publikimin e të dhënave, dhe shitblerjen e votave: Ne mirëpresim njoftimin e Gjykatës Speciale Antikorrupsion (SPAK) për hetimet e krimeve zgjedhore.

Deklarata e plotë nga misioni i SHBA në OSBE për zgjedhjet e 25 Prillit:

SHBA-të përgëzojnë popullin e Shqipërisë për angazhimin e tyre aktiv në zgjedhjet parlamentare më 25 Prill.

Ne përgëzojmë KQZ për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirë-organizuar dhe në mënyrë të përshtatshme transparente, pavarësisht sfidave nga pandemia dhe zbatimi i teknologjive të reja.

Këto zgjedhje panë zbatimin e suksesshëm të kodit të ri zgjedhor, rezultat i një kompromisi të lehtësuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe KQZ.

Për më tepër, siç është përmendur në raportin paraprak të ODIHR, shumica e bashkëbiseduesve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e panë sistemin si një mënyrë për të ulur rrezikun e votimit të dyfishtë, votimit familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve.

SHBA-të ishin gjithashtu të kënaqur kur panë të gjitha partitë përkatëse të merrnin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodhi që nga viti 2017.

Përmirësimet në kodin zgjedhor të Shqipërisë dhe pjesëmarrja e një numri partish në zgjedhje është zbatim i demokracisë dhe tregon angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik.

Ndërsa kishte shumë aspekte pozitive të zgjedhjeve, SHBA-të vërejnë konstatimin e misionit vëzhgues të OSBE-së, se partia në pushtet pati përparësi të konsiderueshme nga detyra e saj, përfshirë përmes kontrollin e administratave lokale dhe keqpërdorimin e burimeve administrative.

Ne gjithashtu vërejmë konstatimin e tyre se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbetën një problem dhe ne përforcojmë shqetësimet mbi publikimin e të dhënave personale sensitive, duke përfshirë preferencat politike të votuesve.

Shtetet e Bashkuara përsërisin se zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të mbajnë përgjegjësi ndaj çdo individi që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne mirëpresim njoftimin e Gjykatës Speciale Antikorrupsion (SPAK) për hetimet e krimeve zgjedhore.

Shtetet e Bashkuara presin raportin përfundimtar të ODIHR dhe inkurajojnë Shqipërinë të përdorë këtë raport për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore të Shqipërisë. SHBA-të do vazhdojnë të punojnë me qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti.

Deklarata origjinale këtu.

Misioni i SHBA-ve në OSBE për Zgjedhjet/ Nota 10 për KQZ,

*Tiranapost.al.