Politikë

Miratohet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik. Kjo është zona ku do aplikohet

Miratohet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik. Kjo

Do të ketë projekt pilot për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Vendimi u mor dhe u miratua në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mësohet se do të jetë ZAZ.40 në të cilën do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik. Kjo përkon me njësinë nr.10 në kryeqytetin Tiranë.

Projekti mbetet pilot vetëm në një zonë për shkak se nuk mund të implementohet në gjithë vendin.

Gjithashtu, është regjistruar sot edhe koalicioni PD-AN, mes PD dhe aleatëve.

*Tiranapost.al