Politikë

Ministrat më pak të pëlqyer në qeverinë Rama

Ministrat më pak të pëlqyer në qeverinë Rama

Sondazhi i Euronews në bashkëpunim me MRB tregon sesi e vlerësojnë shqiptarët performancën e ministrave të qeverisë Rama. Bie në sy fakti se figura me profil të lartë politik si Elisa Spiropali apo Arben Ahmetaj i cili ka qenë në qendër të vemendjes mediatike në krah të kryeministrit Rama në projektet për rindërtimin pas tërmetit, janë renditur si më pak të pëlqyer nga qytetarët. Ndërkohë ministra të tjerë si Niko Peleshi i cili ka një profil më të ulët dhe qëndroi për gati 2 vjet jashtë Këshillit të Ministrave renditet në vendin e katërt.

Një tjetër shpjegim i kësaj renditjeje është fakti se vlerësimi i njerëzve ka të bëjë dhe me profilin e Ministrisë. Manastirliu kryeson në kushtet e pandemisë kur puna e dikasterit të saj ka një rëndësi kritike për vendin, ndërkohë në vend të fundit qëndron Ministri Eduard Shalsi i cili në kapacitetin e tij si Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, nuk arrin të vlerësohet plotësisht nga qytetarët që ndoshta nuk janë informuar për aktivitetet e këtij institucioni. Bie në sy gjithashtu predominanca e grave si në krye ashtu dhe në fund të listës, një indikator ky i rolit predominant që kjo qeveri i ka dhënë gruas në ministri të rëndësishme.

Ministrat më pak të pëlqyer në qeverinë Rama

Tiranapost.al