Politikë

Meta përsërit se do të dorëhiqet nëse fiton Rama: Në rast se ish-partia ime tenton të prekë votën, ndëshkojeni dhe atë

Meta përsërit se do të dorëhiqet nëse fiton Rama:

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një panel me Shoqërinë Civile ka ripërsëritur se do të largohet në rast se Edi Rama fiton zgjedhjet në mënyrë të ndershme si dhe ka shtuar se në rast se ish-partia e tij LSI, kandidon persona të inkriminuar apo pa integritet, ose tenton që të cënojë procesin zgjedhor, ka bërë thirrje që dhe ajo të ndëshkohet.

“Presidenti jep dorëheqje në 26 Prill. Unë nuk i jam trembur kurrë zgjedhjeve... e thashë dhe përpara dy viteve janë zgjedhjet... zgjedhjet për parlamentin, për pushtetin lokal, por edhe për presidentin. Ama të dhunosh popullin shqiptar nuk ka më ku të shkojë dhe nuk ka më ku të rrijë. Ne e dimë shumë mirë sesa faktorë janë të interesuar që e ardhmja europiane të minohet. Nëse ka dikush merak që presidenti kërkon të ndihmojë ish partinë e tij, le ta ndëshkojnë nëse vendos si kandidatë persona në kundështim të ligjit, apo dhe pa integritet qytetar. Për presidentin ka vetëm rëndësi që të gjithë qytetarët të kenë të drejtë vote të barabartë."- ka thënë mes të tjerash presidenti Meta.

tiranapost.al