Politikë

Meta me Ramazan Topuzin: Ja përse shkuam tek Gjiri i Lalzit! Lefter Koka me bandën e tij duhet të ishin në burg

Meta me Ramazan Topuzin: Ja përse shkuam tek Gjiri i Lalzit! Lefter Koka me

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarët është shfaqur që bashku me Ramazan Topuzin me të cilin është fotografuar duke pirë kafe me një kapuç në kokë dhe që është aluduar se është subjekt i hetimit të OFL.

Meta ka thënë se ka shkuar të pijë kafë në lokalin e një të njohuri të tij për të qartësuar një keqkuptim si dhe ka bërë me dije se Topuzi ka bërë padi kundër medias që e akuzoi.

"Ja kush është subjekti i OFL, Ramazan Topuzi ku jemi ne këtu? Në lokalin e Lesh Mesitit në fund të Gjirit të Lalëzit që djali i të cilit është edhe sot në PS.

Në shtator të vitit të kaluar se pijmë ndonjë kafe sic bëjmë shëtitje buzë detit,
pse vajta unë atje? Se atij djali disa hajduta që kanë qenë dikur në LSI e kishin bërë lojërat me hipotekat i kishin thene që këto tokat ti ka marrë Ilir Meta, e kanë heq atë djalin nga video se ishte edhe ai atë ditë, 5 minuta e iku se kishte probleme familjare.

Zoti Ramazan e ka bërë padinë në SPAK për këtë çështje se ndihet i fyer që e kanë konsideruar kontigjent se përkundrazi është njeri i forcave ligjzbatuese, mos kenë merak ata se me OFL do vendoset drejtësia, si i kanë bërë ligjet ata, asnjë ligj nuk do ndryshojë. Merret me rrugacërira ndaj s’ka fytyrë të vijë në asnjë ballafaqim- ka thënë Meta nga presidenca.

Ndërkohë ai ka thënë që në qytetin e Durrësit ka tre banda të cilat terrorizojnë qytetarët dhe ka akuzuar ish-ministrin e tij Lefter Kokën dhe djalin e vet si të përfshirë në akte kriminale dhe korruptive të cilat sipas tij nuk investigohen për shkak se ka kapur SPAK-un.

“Në Durrës janë 3 banda. Vangjush Dako, ai i OSHEE që duhet të ishte në burg. I treti që duhet të ishte në burg është Lefter Koka me bandën e tij dhe djalin e tij po terrorizojnë gjithë Durrësin që mos votojnë LSI-në, që e bëri ministër. Për të mbrojtur rrugaçëritë e djalit të tij që del me pistoletë dhe me persona me precedent. Janë në SPAK të gjitha këto... ta dëgjojnë dhe ndërkombëtarët. I ka SPAK, por nuk vepron, sepse nuk e le Ëngjëll Agaçi dhe Edi Rama.”- ka shtuar ai.

Tiranapost.al