Politikë

Meta komenton Yuri Kim: Do e duartrokisja po të mos kishte thënë këtë fjali

Meta komenton Yuri Kim: Do e duartrokisja po të mos kishte thënë

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim nga TVSH, për të cilën thotë se do ta duartrokiste po të mos kishte thënë këtë fjali: Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Ilir Meta tha se populli shqiptar nuk do kriminelë.

Si e komentoni deklaratën e Yuri Kim?

Ilir Meta në Opinion:

Do ta duatrokistja po të mos ishte kjo: Nëse doni kriminelë. Po të hiqej ajo pjesë do e duatrokisja. Nuk do populli kriminelë, ata përdorin forma të caktuara për të shtypur popullin dhe prandaj jemi këtu ku jemi. Apeli i saj është i shkëlqyer, siç ishte për shit-blerjen e votës. Zonja nuk ka faj se mund të jetë krijuar ideja që duan kriminelë. Por populli nuk i do.

Meta komenton Yuri Kim: Do e duartrokisja po të mos kishte thënë

*Tiranapost.al.