Politikë

Meta i përgjigjet Ramës: S’ka ambasadë që do iu strehojë po u prek vota. Mziu kërkoi ndjesë tani të mos intimidohet dhe të vazhdojë fushatën!

Meta i përgjigjet Ramës: S’ka ambasadë që do iu

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur komenteve të kryeministrit Edi Rama në mitingun përmbyllës të fushatës, ku ai ka thënë se “ata që përmendin sfurqet do të kthehen në lepuj pas 25 Prillit”.

Meta ka sulmuar sërish ndërkombëtarët teksa tha se “asnjë ambasadë nuk i bën strehë” nëse prek votën dhe ka ripërsëritur kërcënimin e “sfurqeve” në rast se do të përsëriten zgjedhje si të Shijakut dhe Dibrës.

“Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë Kryerilindasit nëse preket vota! Sfurqet do jenë të dielën nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur.

Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë.

Unë i kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani.

Është tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por zgjedhje si në Kosovë po.

Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama.

Mziu ka bërë gabim, ka kërkuar ndjesë, të vazhdojë fushatën atje dhe të mos intimidohet për çështje e tjera. SPAK të merret me Ramën, por nuk ka fuqi që ta arrestojë. SPAK duhet të arrestojë atë të AKSH-it. Është një skandal që po trondit Europën dhe do trondisë edhe m shumë. Është akti më i rëndë për sigurinë e të dhënave.

Mos zbardhja e çështjes së Elbasanit, mosveprimi për 80 krime zgjedhore është një përgjegjësi e institucioneve para popullit të drejtësisë.

Le të guxojë ai . Vlora, Vlora bjeri të lumtë dora, e di mirë ai, mos ta provokojë popullin e Vlorës.”- ka thënë mes të tjerash Meta në SYRI TV.

Tiranapost.al