Politikë

Meta i përgjigjet Ramës: Sjellja jonë në pandemi ka qenë korrekte

Meta i përgjigjet Ramës: Sjellja jonë në pandemi ka

Të shtunën në mesazhin e tij lidhur me situatën e pandemisë dhe akuzave të PD për vdekjet e pretenduara si të fshehura, kryeministri Edi Rama disa herë vuri theksin tek sjellja e opozitës, ku herë fliste për Kyemadhin e herë direkt për Metën.

“Patjetër në mes të një lufte si kjo, mund të sfidohet jo qeveria po e po, por edhe ekspertiza e komisionit shkencor të venë në dispozicion me armikun e padukshëm por nuk mundet që deri dhe Presidenti i Republikës të krijojë komitetin e tij alternativ, edhe opozita të krijojë komitetet e veta alternative ku njëri komitet thotë qeveria të blejë maskat për çdo qytetar që të mbrohet nga virusi ndërsa komiteti tjetër thotë virusi nuk ekziston dhe qytetarët të shkojnë në kisha e xhamia për t’u lutue kunder qeverisë. Kjo nuk është demokratike por është haptazi papërgjegjshmëri jo njerëzore”, tha ndër të tjera kyeministri gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë sot në një intervistë për ABC presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit teksa u shpreh se sjellja e tij në pandemi ka qenë korrekte. Meta shtoi se bëri edhe një sforcim në kodin penal, ndryshime të cilat u quajtun edhe si ndryshime deneze. “Çdo gjë që ka dashur presidenti e bëri”, u shpreh Meta.

Përse ekspertët duhet të ndahen në të opozitës, maxhorancës dhe presidencës? Dhe më pas ju flisni për konsensus...

Meta: Presidenti me vetë kërkesën e kryeministrit kur ai u vendos nën presionin e situatës në Itali në prill, përdori këshillin e sigurisë kombëtare për të gjetur një mënyrë për të qetësuar. Presidenti bëri edhe një sforcim në kodin penal që u quajtun edhe si ndryshime deneze. Çdo gjë që ka dashur, presidenti e bëri. Kur mendoi se koha po ngrohej futi 1500 policë tek artistët, tek Teatri për të provokuar opozitën që të largohej nga reforma zgjedhore. Ky e prishi marrëveshjen dhe e ka të keqen tek 25 Prilli dhe jo tek situata.

Cili është roli i presidentit në pandemi?

Meta: Presidenti ka luajtur dhe do të luajë rolin e tij me përgjegjshmëri, mban shënim çdo gjë për sot e për nesër. Sot nuk ke kujt ti ankohesh. Aty ka opozitë kukull që e komandon për çdo gjë. Kush e ndalon? Ne kemi këtë situatë kur borxhi është duke u rritur. Opozita ka përgjegjësi që është larguar nga parlamenti sepse shërbenin si instancë ballafaquese në parlamnet.

Rritja e rrogava është masë e duhur apo elektorale?

Meta: Të jetë si të dojë, a ka mundësi ti dyfishojmë. Një nga bizneset më të mëdhaja të sistemit është që po bëhet mësim i gjuhës gjermane dhe po ikin. Nëse vendet e tjera kemi emigrim, në vendin tonë ka shpopullim. Dhe unë them edhe një herë a ka mundësi të dyfishojmë sepse shëndeti është i pari. Pajisjet për oksigjen a mund ti marrim me shumicë. Ka vepra të domosdoshme, por shëndeti është i pari sepse do na ndihmojë në një rimëkëmbje të shpejtë. Situata dihej që do të rëndohej edhe ekspertët kishin paralajmëruar valë të dytë pasi moti të ftohej.

A janë në rrezik zgjedhjet e 25 prillit në rast përkeqësimi?

Meta: Kujt i ankohet vërtetë? Gjithë parlamntin e ka, këshillin bashkiak e ka, kujt i ankohet? Opozita nuk ka nxitur asnjë protestë. Si do ta menaxhojë qeveria duke shpikur armiq që nuk ekzistojnë përveç atje ku merren vendimet. Asgjë nuk do ti rrezikojë zgjedhjet e 25 prillit. Nëse këto parti nuk do të futen në zgjedhje, gjë që nuk do të ndodhë, Presidenti do bëjë thirrje për opozitë tjetër. Fusha bosh nuk do të ngelë. Shqiptarët kanë nevojë urgjente për zgjedhje. Shqiptarët mos presin zgjedhje daneze sepse nuk do të kenë, por të marrin në dorë situatën.