Politikë

Meta i përgjigjet Gjiknurit: Vlora kërcënohet nga një ‘tërmet’ si ai i Dibrës. Do jem vetë atje deri në 26 prill

Meta i përgjigjet Gjiknurit: Vlora kërcënohet nga një

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar për një televizion lokal të qytetit të Vlorës se do të qëndrojë atje deri në datën 26 Prill, pasi sipas tij, po përgatitet një skenar si ai i Dibrës për vjedhjen e votave.

Meta shprehet se një skenar i tillë “nuk mund të tolerohet kurrë”.

Deklarata e Presidentit Meta:

Do të jem në Vlorë deri më 26 pril,l sepse Vlora është e kërcënuar nga një ‘tërmet’ si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, që nuk do të tolerohet kurrë.

Skenari i Dibrës nuk është hipotetik, por i faktuar. E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili se sipas të dhënave që kam këtu në Vlorë po pergatitet i njëjti skenar që nuk do të tolerohet kurrë.

Tiranapost.al