Politikë

Meta i përgjigjet Bashës: mu ul në gjunjë në Gjermani, me lot në sy mu lut të anuloja zgjedhjet

Meta i përgjigjet Bashës: mu ul në gjunjë në Gjermani,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me deklaratat e Kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke thënë se ky I fundit i është përgjëruar në kohën kur ishte në Gjermani që t’i anulonte zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe t’i jepej fund protestave.

Në një deklaratë për mediat, Ilir Meta tha se Basha nuk e ka ndihmuar aspak gjatë këtyre 8 viteve të fundit, kur Partia Demokratike dhe LSI-ja kanë qenë në opozitë, ndërsa Partia Socialiste ka qenë në pushtet pasi fitoi në vitin 2013.

“Jam në respekt të demokratëve për të dhënë disa sqarime. Presidenti gjithmonë ka zgjedhur rrugën e transparencës. Basha, pas shpikjes së trekëndëshit të Bermudës është shprehur se I ka ofruar Presidentit në këtë 8 vitet e fundit. Kjo është gënjeshtër e madhe.

Sicc jeni në dijeni, Presidenti kishte caktuar datën 30 qershor per zgjedhjet. Sa më shumë afrohej data, aq më shumë rritej tensioni në mitingje. Palët provokonin njëra-tjetrën, kjo situatë u shoqërua me protesta masive, ku u plagosën pjesëtarë të rendit dhe qytetarët përjetuan gazin. Kjo e shtoi tensionin.

Gjuha që përdorte kryetari I opozitës tregonte që mund të shkohej drejt përshkallëzimit ku mund të rrezikohej siguria kombëtare. Presidenti kishte infomacion konfidencial se do të përdorej dhunë ndaj kuvendit. Në të njëjtën peridhë erdhi Basha në gjermani, duke iu përgjëruar Presidentit të shtynte protestën dhe zgjedhjet. Kjo për arsye se protesta do të ishte e dhunshme dhe se nuk do të kontrollonte dot popullin opozitar, por ishte I frikësuar deri në palcë për pasojat. Basha iu ul n gjunjë presidentit për të anuluar zgjedhjet”, tha Meta.

Më herët, Basha tha se “As unë, as demokratët nuk i kemi asnjë borxh Ilir Metës, dhe nuk ia zgjidhim dot hallet Ilir Metës. Demokratët ia njohin bëmat dhe gjëmat”.

“E vetmja gjë që kam për të shtuar, t’iu kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, edhe në emër të strukturave drejtuese, që nuk e kemi dëgjuar më mirë dhe më qartë zërin e tyre”, tha Basha.

Kryetari i PD-së thotë se nuk ka ndërmend t’i japë askujt vëmendjen që nuk meriton dhe duke folur për presidentin Meta, Basha ka përdorur shumësin dhe ka folur në emër të demokratëve, duke ju kërkuar ndjesë që nuk ka dëgjuar zërin e tyre.

Tiranapost.al