Politikë

Meta flet pasi nuk u takua nga Erdogan: Nuk ishte i ftuar nga unë

Meta flet pasi nuk u takua nga Erdogan: Nuk ishte i ftuar nga unë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi nuk u takua nga homologun e tij turk Recep Tayip Erdogan gjatë vizitës së tij ditën e sotme në Tiranë. I ftuar në emisionin Çim Peka Live Meta është shprehur se:

Nuk kam arsye të kem ndonjë keqardhje që nuk kam takuar zotin Erdogan. Ai ka qenë i ftuar i qeverisë dhe është sjellë si i ftuar i qeverisë. Uroj të ketë kaluar sa më mirë në Shqipëri. Nëse do kërkonte një takim sot, do bëja një sforcim për ta takuar sepse kam pasur një agjendë *vërtetë shumë të ngarkuar, por nuk ka kërkuar takim. Erdogan nuk ka qenë i ftuar nga unë.

Doja të falënderoja më shumë mirënjohje popullin turk për ndihmat bujare që i kanë dhënë popullit shqiptar. Në kalendarin tim, 17 janari, 2 marsi dhe 28-29 nëntori janë data shumë të rëndësishme. S'kam asnjë koment për vizitën e Erdogan sepse jam shumë i lumtur që agjendja ime sot ka qenë plotësisht e fokusuar tek përkujtimi i Skënderbeut.

Tiranapost.al