Politikë

Meta akuzë të re për djegien e Mandateve: Ka qenë marrëveshje e Ramës dhe Bashës para 5 vjetësh

Meta akuzë të re për djegien e Mandateve: Ka qenë

Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë një akuzë të re për djegien e mandateve: se ishte një marrëveshje e bërë nga kryeministri Edi Rama dhe ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha

“Në këto 32 pasojat shkatërrimtare për drejtësinë të gjitha vazhdojnë t’i ndjejnë edhe sot shumë rëndë si në çdo ditë të këtyre viteve që kanë kaluar. Ajo marrëveshje e realizuar 5 vite më parë në errësirë është ekspozuar në dritën përvëluese të diellit për çdo qytetar të Shqipërisë.

Ajo nuk ishte një marrëveshje kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që u zhvilluan në kundërshtim me kushtetutën dhe kodin zgjedhor, por ajo vijoi edhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore dhe më pas. Ajo vijoi edhe përgjatë 5 viteve, dhe ende gëlon. Ishte pjesë e marrëveshjes së 17 majit, edhe djegia e qëllimtë e mirëkordinuar e mandateve parlamentare të opozitës, duke i garantuar kapjen e pushtetit dhe të institucioneve të pavarua që zgjidhen nga Parlamenti. ishte pjesë e marrëveshjes edhe bojkoti i zgjedhjeve vendore duke i dhuruar parti-shtet kontrollin mbi bashkitë dhe këshillat bashkiake. Ishte pjesë e asaj marrëveshje që t’i lehtësohej puna qeverisë”, tha ai.