Politikë

Mesazhi i Ramës për të djathtët, të pakënaqurit e Vlorës dhe Ilir Metën

Mesazhi i Ramës për të djathtët, të pakënaqurit e

Kryeministri Edi Rama në takimin përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 25 Prillit i është drejtuar të pakënaqurve dhe atyre që identifikohen me të djathtën ideologjike në qytetin e Vlorës.

Rama është shprehur se edhe ai vetë është i pakënaqur dhe ka shtuar se Mit’hat Frashëri nuk ka lidhje me Xhelal Mziun dhe Bujar Leskajn, të cilin e ka etiketuar një “pijanec” që nuk ka aftësi të kontribuojë për tjetër gjë veçse për “pula dhe keca”. Ndërkohë që për presidentin Meta ai i ka bërë thirrje që të dëgjojë vajzën e tij dhe të kthehet në shtëpi.

"Në Vlorë mund të ketë të djathtë dhe pasardhës të Ballit Kombëtar, por ç’lidhje ka Mit’hat Frashëri me Lesko pijanecin, o të marrë. Çdo ju mësojë Lesko, bixhozin, rakinë, pabesinë, bingon. Të jesh pasardhës i Ballit ok dakord po ta pranojmë po të më thuash do shkojmë me Leskon për ça do vesh për raki apo për ulli. Doni që Vlora e cila po bëhet gati të ngjitet më lart e po hap një portë nga qielli dhe nga deti, të kthehet prapë te rëra e qofteve, te qepa. Do i mësojë Leskoja fëmijët tuaj? Po çfarë mund t’ mësojë ai përveç pulave dhe kecave. Rakinë? Këtë e kam me të djathtën e Vlorës, të pakënaqur, ejani me mua se unë jam më i pakënaquri.

Like dëgjoje vajzën, mos pi më dhe shko në shtëpi. Vlora do të ndihmojë të shkosh në shtëpi. Dhe do ta shikoni si të tërë ata trima që na tregojnë armët dhe sfurqet do bëhen lepuj. Lepuj do i bëni ju me fjalën tuaj.”- ka thënë mes të tjerash kryeministri Rama.

Tiranapost.al