Mero Baze i përgjigjet Metës: Ilir s’ta ka fajin Tema që je çmendur. Të vetmit që parandjejnë tërmetet janë minjtë edhe ata 20 sek para

E Martë 2 Mars 2021, 19:57
TiranaPost
Një ditë më parë, Ilir Meta akuzoi gazetën TemA pse nuk e kishte marrë seriozisht dhe e kishte quajtur të çmendur, që i dërgonte shkresa kryeministrit Edi Rama për t’u përgatitur për tërmetet që do të binin në Shqipëri.
Sot atij i është përgjigjur botuesi i gazetës, Mero Baze.
“I dashur Ilir. Sa në shumë këmbëngul që parashikon tërmetet, aq më shumë i bind njerëzit që je çmendur.
Unë vet jam diplomuar për gjeolog, por nuk i parashikoj dot tërmetet, pasi ata mund t’i kuptosh maksimumi 20 sekonda para rënies.
Zakonisht i ndjejnë minjtë. Ti qenke mi i veçantë ndaj dukesh i çmendur”, shkruan Baze.