Politikë

Më pak se një orë përpara afatit për dorëzimin e listave në KQZ, Këshilli Kombëtar i PD miraton listën Basha

Më pak se një orë përpara afatit për dorëzimin e

Teksa ka mbetur më pak se një orë nga mesnata i cili është dhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet pranë KQZ, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i cili ishte mbledhur online ka miratuar listën e prezantuar nga Lulzim Basha, ndonëse nuk dihet me çfarë mazhorance dhe a ka pasur zëra kundër.

Lista ende nuk është publikuar zyrtarisht, por besohet se Basha ka vendosur ish-kryeministrin Berisha, aleatët Idrizi, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda dhe Vangjel Dule në vendet e sigurta të qarkut të Tiranës, ndërkohë që më lart në listë ndodhen Gent Strazimiri dhe Aldo Bumçi dy figura me profil të lartë brenda PD-së.

Pritet ora 12 për të pritur zyrtarizimin.

Tiranapost.al