Politikë

Mblidhet kryesia e grupit të PS për zgjatjen e afateve të Vettingut, a do e mbështesë opozita në Kuvend?

Mblidhet kryesia e grupit të PS për zgjatjen e afateve të

Pak ditë pas betimit të qeverisë së re dhe vendimeve të para të shpallura nga Këshilli i Ministrave, Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë e Grupit Parlamentar. Mësohet se diskutimet janë bërë në lidhje me shtyrjen e afateve të Vettingut, ç’ka parashikon ndërhyrjen në Kushtetutë.

Por për ta bërë këtë, maxhoranca nuk i ka e vetme votat që i duhen në Kuvend, 77 nga 92 vota që i duhen. A do bashkëpunojë me opozitën? A do pranojë opozita që të shtyhen afatet e Vettingut

Në seancën e fundit ku u miratua përmes votimit programi politik qeverisës për 4 vitet e ardhshme, kryeministri Edi Rama i shtriu dorën opozitës: Ai tha se nëse nuk do të ketë gatishmërinë të opozitës për bashkëpunim, reformat me rëndësi siç është ajo zgjedhore apo Kushtetuese do t’i bëjë me popullin, pa shtuar më shumë.

Mbledhja e ditës së sotme u njoftua nga kreu i grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, në selinë e Partisë Socialiste.

*Tiranapost.al.