Politikë

Mbërrijnë pajisjet për identifikimin elektronik, KQZ shpjegon se ç'ndodh nëse njëra prishet

Mbërrijnë pajisjet për identifikimin elektronik, KQZ shpjegon se

Kanë mbërritur të gjitha pajisjet që do të përdoren për identifikimin elektronik të votuesve për zgjedhjet e 25 Prillit në 5199 Qendrat e Votimit. Ato janë vendosur në magazinat e KQZ dhe pritet të shpërndahen në qendra.

Megjthatë, duket se ka mungesë të operatorëve të cilët ndhmojnë me implementimin dhe monitorimin e procesit të identifikimit elektronik të zgjedhësve.

Komisioni Qendror Zgjedhor po vijon trajnimin e rreth 4 mijë operatorëve,ndërsa kërkohen të tjerë për të aplikuar në faqen zyrtare të KQZ. Kryesisht situata paraqitet më problematike për qendrat e votimit në zonat rurale.

Në intervistën për Neës 24, Lealba Pelinku, nën-komisionere e KQZ thotë se ka zgjidhje edhe në rastet kur një pajisje mund të bllokohet: ‘Në raste të tilla pajisja do të zëvendësohet për të vijuar më pas me identifikim të votuesve dhe procesin e votimit’.

Ndërkaq, fletët e votimit për 6 qarqet e vendit kanë mbërritur. Pritet që deri para datës 22 të mbërrijnë fletët për 6 qarqet e tjera.

*Tiranapost.al