Politikë

Mbërrijnë në Rinas 8190 vaksina anti-COVID të kompanisë Pfizer

Mbërrijnë në Rinas 8190 vaksina anti-COVID të kompanisë

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” edhe 8190 doza të tjera të vaksinës anti-COVID, nga kompania amerikane “Pfizer”.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku ka njoftuar se së bashku me këtë dërgesë Shqipëria ka arritur të importojë 703.550 vaksina anti-COVID, prej të cilave 345.934 janë administruar tashmë tek të moshuarit dhe operatorët të sektorëve kyç të ekonomisë.

Statusi i Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu:

Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703,550 doza vaksinash në vend ☀️🇦🇱

Deri tani, me ekipet tona 👩🏻‍⚕️👨‍⚕️ në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar😍

#ShqipëriaBuzëqesh

Mbërrijnë në Rinas 8190 vaksina anti-COVID të kompanisë

Tiranapost.al