Politikë

Marrëveshjet e firmosura sot shtojnë dhe 19 pika bashkëpunimi Shqipëri - Kosovë

Marrëveshjet e firmosura sot shtojnë dhe 19 pika bashkëpunimi

Marrëveshjet e nënshkruara të hënën mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës synojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, energjisë, bujqësisë, doganave, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe drejtësisë.

Marrëveshjet e firmosura sot shtojnë dhe 19 pika bashkëpunimi

Në mbledhjen e tetë të dy qeverive, me moton “Të përbashkuar”, u paraqit edhe projekti i lidhjes së portit të ri tregtar në Porto Romano dhe linjës hekurudhore Durrës - Prishtinë me një port të thatë në Prishtinë, që u vlerësua si rrugë shumë e rëndësishme për shkëmbimin tregtar për tërë rajonin e Ballkanit.

Marrëveshjet e firmosura sot shtojnë dhe 19 pika bashkëpunimi

Në mbledhjen e sotme, qeveritë e të dyja vendeve, u pajtuan që të mbahet edhe një mbledhje e përbashkët e dy parlamenteve në muajin nëntor, kur Shqipëria shënon 110-vjetorin e Pavarësisë.

19 marrëveshjet ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës:

- Marrëveshje bashkëfinancimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për studimin e fizibilitetit dhe projekt – idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.

-Marrëveshje administrative për zbatimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

-Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Kosovës për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar dhe pagesën e shpenzimeve gjatë punëve të kryera në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë/Kukës (Vërmicë/Prizren).

-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e zbatimit të programeve të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.

-Marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim përvojash në proceset teknike ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.

-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën farmaceutike dhe të pajisjeve mjekësore ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë për shërbimin e ndërsjelltë ndërkufitar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

-Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme te Republikës së Kosovës për regjimin e trafikut lokal të kufirit në zonat kufitare ndërmjet kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fushën e gjendjes civile.

-Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës për krijimin e një platforme të përbashkët digjitale të informacionit dhe promovimit turistik.

-Memorandum mirëkuptimi për sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës.

-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë.

-Marrëveshje ndërmjet Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fushën e rinisë.

-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëfinancimin e projektit madhor në albanologji enciklopedia shqiptare.

-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Repubklikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim mbi zhvillimin e terminalit Lungomare të Vlorës.

-Marrreveshje ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e kërkim shpëtimit malor dhe ujëra territorale.

-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për bashkim doganor.

Marrëveshjet e firmosura sot shtojnë dhe 19 pika bashkëpunimi

Marrëveshjet e firmosura sot shtojnë dhe 19 pika bashkëpunimi

Marrëveshjet e firmosura sot shtojnë dhe 19 pika bashkëpunimi

Marrëveshjet e firmosura sot shtojnë dhe 19 pika bashkëpunimi