Majlinda Bregu reagon për protestën: Ah sa keq, ah sa keq! Shkatërrimi i PD-së ka vite që ishte projekti më i qartë politik
Ish ministrja e PD-së, Majlinda Bregu ka komentuar drejpërdrejt situatën dramatike ne Partinë Demokratike pas pamjeve të sotme.
Bregu, një nga profilet e fortë në qeverinë e PD-së, e përjashtuar në listat e 2017, bashkë me një grup tjetër, sot ka reaguar hapur duke thënë se shkatërrimi i PD-së eshtë një projekt që ka vite që ka nisur.
Ajo shkruan, bashkuar edhe poezinë e famshme të Fishtës.
Ah sa keq! Ah sa keq!
Dhe më kurseni komentet “ po ti ku je”, që
të mos them përsëri se Shkatërrimi i PD-së, ka
vite që ishte projekti më i qartë politik!
Te porta e parajsës
Zhvillohet ky dalog
Midis heroi tonë kombëtar Skënderbeut
Dhe djallit, që sapo ka mbërritur në tokë nga një
udhëtim i gjatë plot lajme
Skenderbegu: Si janë pra shqyptarët dhe Shqypnija?”
Djalli:”Si janë?...Si i don armiku!”, shkruan Bregu.