Politikë

Majlinda Bregu dhe David Mc Callister në një podcast për rajonin: BE është objektivi dhe partneri kryesor

Majlinda Bregu dhe David Mc Callister në një podcast për rajonin:

Në një podcast me temë ‘’Qytetarë të Europës’’, Majlinda Bregu Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, së bashku me David Mc Callister zv President i partive europiane popullore (i njohur në Shqipëri në zgjedhjet e 2017) u diskutua për punësimin e e të rinjve, ku shifrat flasin për ikje, zhgënjim.

Majlinda bregu thotë se arsyet janë të kuptueshme.

Duke folur për rajonin Bregu thotë se se bashkëpunimi rajonal është i rëndësishem por objektivi final është BE. BE është partneri kryesor i Ballkanit dhe kjo nuk mund të lihet pa përmendje e pa u promovuar. Të gjitha bizneset në Ballkan nga anketimet nëse pyeten se me kë duan të bëjnë biznes preferojnë ata të BE.

View this post on Instagram

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu)

‘’EU është partneri kryesor i Ballkanit Perëndimor dhe kjo është një fakt që duhet gjithnjë e më shumë të përmendet/promovohet. Nëse oyet një biznes në rajon se me kë do dontë të bënte biznes, përgjkthja është me ata të BE.

Por në anën tjetër, është e nevojme të mbahen premtimet. Procesi i zgjerimit kërkon kohë, ka sfida dhe shtë i veshtirë. Per këtë arsye është e nevojme mbajtja e premtimeve. Bashkëpunimi rajonal është i nevojshem për të ndërtuar një rajon të fuqishëm. 6 vendet me vete nuk mund të perballojnë sfidat. Mbi te gjitha, ne jemi të vetdijshëm që procesi i europianizimit dhe integrimi europian të vendeve tona, është një axhendë transformuese, dhe jo një datë në kalendar, thotë Majlinda Bregu.

Tiranapost.al