Politikë

Lubonja dhe Minxhozi komentojnë listat dhe taktikën e kryetarëve Rama dhe Basha

Lubonja dhe Minxhozi komentojnë listat dhe taktikën e kryetarëve

Analistët Skënder Minxhozi dhe Fatos Lubonja kanë dhënë opinionin e tyre në emisionin "Real Story" për shpalljen e listave të kandidatëve që do të zyrtarizohen në mesnatë

Skënder Minxhozi: Rama me figura surpizë të panjohura dhe të paqortueshme. Problemi i konsumit që ka Rama s’e ka Basha duhet thënë.

Për shkak të detyrës dhe karrierës së gjatë politike ata të sherbëjne si rrotat në fund te fushatës. Ndërsa ata që janë lart ruajnë freskinë.

Listat e Tiranës kanë gjetje që ka futur dy zonja që përfaqësojnë dy momente të vështira. Basha do donte t’i kishte ato dy zonja për 30 minuta, po të ishin të lira.

Është një prurje me efekt surprizë.

Nga PD lajm i mirë surprizë Agron Gjekmarkaj dhe i uroj suksese dhe shoreosj të qëndrojë vetvetja.

Problem i vjetër dhe i ri për Bashën është Berisha.

Të dy listat përfaqësojnë dy krerët e partive të medha.

Basha ka shumë probleme dhe përballet me një shtëpi të madhe me shumë zëra. PS e ka vendosur motorrin e makinës mbrapa. Rama i 8 ti në Vlorë, Gjiknuri i 7. Ilir Beqja në shkodër i 4-ti.

Lubonja: Të largosh Bushatin? E shikoj shqetësues largimin e një figure që ka dhënë mendimin e vet. Dihet reagimi i tij për kufijtë.

Kjo e Ramës me femrat është lëvizje e vjetër. E ka bërë që në Bashki.

Për mua ka rëndësi demokracia brenda partive dhe të ketë njerëz që kanë opinionin e tyre dhe kritikojnë edhe kryetarin.

Tiranapost.al