Politikë

LSI ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Gjirokastër: Do vazhdojmë me radhë

LSI ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Gjirokastër: Do vazhdojmë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në KAS rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës, konkretisht në Dropull. Partia me në krye Monika Kryemadhin kërkon që zgjedhjet në Dropull të shpallen të pavlefshme.

Në qarkun e Gjirokastrës për LSI ishte kandidat Vangjel Tavo, por nuk arriti të marrë mandatin.

Me një status në Facebook, Monika Kryemadhi thotë se ankimimet do të vazhdojnë për të gjitha problematikat e evidentuara: E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë, shkruan ajo.

Monika Kryemadhi:

Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë.

LSI ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Gjirokastër: Do vazhdojmë

LSI ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Gjirokastër: Do vazhdojmë

*Tiranapost.al.