Politikë

Kuvendi shkarkon Presidentin, krijohet precedenti i parë në politikën Shqiptare

Kuvendi shkarkon Presidentin, krijohet precedenti i parë në

Për herë të parë në politikën shqiptare, Kuvendi voton me 104 vota pro shkarkimit të një presidenti. Ilir Meta krijon kështu precedentin e parë.

Si u votua?

Në votim morën pjesë 114 deputetë. 104 vota pro, 7 kundër, 3 abstenim, 7 mungonin.

Deputetët hodhën votat e tyre të fshehta në kutitë e votimit. Momenti kur kryeministri Rama hodhi votën e tij në kuti.

Kuvendi shkarkon Presidentin, krijohet precedenti i parë në

Më pas votat, u lexuan nga kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni.

Ndërsa më herët, raporti i Komisionit Hetimor me shkeljet e pretenduara nga maxhoranca për nxitje dhunë dhe shkelje të parimeve kushtetuese u votua kështu:

Çfarë ndodh tani?

Do të jetë Gjykata Kushtetuese që do vendosë për shkarkimin dhe nëse akuzat nga maxhoranca ndaj presidentit janë të drejta. Procesi mund të vonojë edhe përtej shtatorit, kur pritet të mblidhet parlamenti i ri.

104 vota pro, 7 vota kundër, dy abstenim dhe 1 e pavelfshme.

Nga Kuvendi, kryeministri Rama tha:

Ilir Meta ka tradhtuar misionin e presidentit, ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës. Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar, ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve, demokraticinë tonë parlamenta. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin në marrëdhënien krejt speciale me SHBA-të. Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkmbëtare në Shqipëri. Ilir Meta u ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t'u kthyer në binarët e arsyes ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Metën duke u bërë gazi i botës. Prandaj ky parlament sot duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90 % të popullit për ta shkarkuar. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm ilir, por Meta sot s'mund të ketë më statusin e lartë që i dha parlamenti. Ka mbaruar punë me rolin që i dha presidenca. Tani të flasë parlamenti me votë.

Vetë presidenti nuk ka komentuar ende atë që ndodhi në Kuvend. Në presidencë u mbajt aktiviteti i Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu". Në Instagram, Meta postoi foton nga aktiviteti dhe shkruante se sot është një ditë kaq e bukur pranvere, ndonëse në Tiranë ka nisur shiu.

* Tiranapost.al