Politikë

Kuvendi rrëzon amendamentet e Erion Braçes, reagon deputeti: në dëm të bujkut

Kuvendi rrëzon amendamentet e Erion Braçes, reagon deputeti: në

Amendamentet e ish-zëvendës Kryeministrit dhe deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, për paketën fiskale nuk kanë gjetur mbështetjen e Kuvendit këtë të enjte. Mësohet se vetëm 8 deputetë kanë votuar pro.

Menjëherë pas votimit ka reaguar edhe deputeti socialist, i cili ka theksuar se rrëzimi i propozimeve është në dëm të bujkut shqiptar.

Reagimi i Erion Braçes:
Sot ne KUVEND;
LLOGARIA E TVSH ESHTE NJE, KJO,
DHE NE DEM TE BUJKUT!
LLOGARIA E TAKSES KOMBETARE ESHTE NJE, KJO, DHE PERSERI NE DEM TE BUJKUT!
PROPOZIMI IM QE NE FAKT ESHTE PROPOZIMI I BUJQVE NE MYZEQE, KTHEN LLOGARINE NE TE MIRE TE BUJKUT, GRUMBULLUESIT E PERPUNUESIT;
DREJTPERDREJT NE FATURE, NE LLOGARINE E BUJKUT DHE PREJ QEVERISE;
BARAZON SKEMEN E TVSH DHE BEN GRUMBULLUESIN EKONOMIKISHT TE INTERESUAR PER PRODHIMET E BUJKUT!

Gjatë seancës maratonë në Parlament, Braçe vuri në dukje se me paketën fiskale të prezantuar nga qeveria është goditur më i dobëti, dhe ka kërkuar të hiqet favorizimi TSVH-së për hotelet me 5 yje, pasi sipas tij mjafton favori që u është bërë me lejimin e kazinove.

“Unë kam paraqitur mbi 10 amendamente, do t'i prezanton një për një. Ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar, kam kërkuar fillimin shkurtimit të listës së përjashtimit të listës fiskale, do të doja që në ligjin për TVSH të propozoja heqjen e këtyre dy përjashtimeve: Heqjen e shkallës së reduktuar prej 6% tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjitha furnizimet në hotelet me 5 yje. Çdo furnizim brenda këtyre hoteleve, paguajnë vetëm 6% TVSH në dallim nga çdo konsumator tjetër, përfshirë edhe atë familjar duke nisur që nga çmimi i bukës”, tha Braçe në Kuvend.


Tiranapost.al