Kuvendi miraton hapjen e dosjeve, çfarë parashikon ligji

E Enjte 2 Shkurt 2023, 18:23
TiranaPost
Me 72 vota pro, mazhoranca miratoi në seancën e sotme të Kuvendit ligjin e ri për deklasfikimin si sekret shtetëror të dosjeve të ish-Sigurimit.
Përmes këtij ligji të shumëdebatuar, i hapet rrugë hapjes së dosjeve të konsideruara deri më tani sekret të Sigurimit të Shtetit.
Çfarë parashikon ligji
Ky ligj parashikon që të drejtën për klasifikimin e një informacioni do ta ketë Kryeministri dhe Presidenti.
Por ai nuk përjashton nga kjo e drejtë asnjë qytetar që mund të kërkojë përmes institucioneve të kenë akses në dosjet e ish-Sigurimit.
Nga ky ligj përjashtohen ato dokumente që lidhen me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me sigurinë kombëtare të vendit.