Kuvendi mblidhet të enjten me kushte të reja. Nis me interpelancën e kryeministrit

Ndërsa është ndaluar grumbullimi me më shumë se 10 veta, Parlamenti ka marrë një leje të posaçme nga Komiteti i Ekspertëve për t’u mbledhur këtë të enjte, duke respektuar protokollet e vendosura nga ekspertët.
Seanca plenare do të nisë ne orën 10:00 me një interpelancë të kryeministrit Edi Rama, kërkuar nga deputeti i opozitës Ralf Gjoni. Interpelanca lidhet me këto cështje:
1.Plani i Qeverise se Republikes se Shqiperise per te perballuar pershkallezimin e pandemise se koronavirusit Covid-19.
2) Efikasiteti i masave te ndermarra deri me sot dhe funksionimi i bashkëpunimit nderinstitucional.
3) Politika qe po ndjek Qeveria ne kuader te perpjekjeve globale te vaksinimit dhe konsolidimit te protokollit te trajtimit mjekesor anti-Covid.
4) Masat e ndermarra per perballimin e krizes ekonomike dhe mbeshtjetja financiare e te gjithe shtetasve qe po perballen me pasojat e papunesise si rrjedhoje e pandemise.
Gjithashtu do të ketë edhe një interpelancë të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thirrur nga një grup deputetësh.