Politikë

Kush është Jean-Luc Mélenchon, supriza e zgjedhjeve në Francë që mposhti Macron dhe Le Pen

Kush është Jean-Luc Mélenchon, supriza e zgjedhjeve në

Jean-Luc Mélenchon dhe Fronti i Ri Popullor janë fitues të zgjedhjeve të asamblesë Kushtetuese në Francë.

"Ne kemi arritur një rezultat që ata na thanë se ishte i pamundur. Konfirmohet qartë disfata e Presidentit të Republikës dhe koalicionit të tij. Presidenti duhet të përkulet dhe të pranojë humbjen e tij", tha Mélencon pas fitores.

Po kush është 72-vjeçari që suprizoi në zgjedhje?

Jean-Luc Mélenchon e ka nisur karrierën si gazetar dhe pedagog. Në vitin 1970 hoqi dorë nga mësimi dhënia dhe u angazhua në radhët e së majtës. Ai shërbeu për një kohë të shkurtër si ministër i ri i arsimit nën kryeministrin socialist Lionel Jospin.

Në moshën 35-vjeçare u bë senator dhe në vitin 2009 u zgjodh eurodeputet. Në fillim të viteve 2000, ai u zhgënjye me politikat e Jospin duke e cilësuar qeverinë e tij si zhvendosje e socialistëve në të djathtë.

Në 2009 krijoi një parti të re të majtë dhe vetëm pas gati 10 vitesh arriti të merret 19 % të votave. Në vitin 2022 ishte kandidat për president duke sfiduar Macron dhe Le Pen, Mélenchon dhe arriti të marrë 21. 95 % të votave.

Pas largimit nga gara presidenciale ai shpalli synimin e tij për të udhëhequr qeverinë, me sloganin “Mélenchon Kryeministër”.

Gjatë presidencës Macron, lideri i ekstremit të majtë ka kundërshtuar politikat e tij dhe ka mbështetur protestat e jelekverdhëve kundër pabarazisë ekonomike. Në fillimet e karrierës politike ka qenë kundër NATO-s duke e cilësuar si ‘fyerje për sovranitetin e Francës’, por më vonë i ka moderuar deklaratat.

Programi i tij dhe partive aleate ka ngjallur jo pak debate për qëndrime të ekstremit të majtë. Ai premton ulje të moshës së pensionit, rritje të pagës minimale, kthimin e taksave të pasuritë për kompanitë dhe biznesmenët e pasur, fiksim të çmimeve për produktet bazë dhe hapje të miliona vendeve të punës. Për shkak të deklaratave dhe programit të tij, Mélenchon është cilësuar edhe si ‘marksist’.