Politikë

Kush është emigranti nga Londra që do kandidojë për deputet me PS-në?

Kush është emigranti nga Londra që do kandidojë

Lavdrim Krashi është emigranti shqiptar nga Dibra i cili do të kandidojë për deputet. Ai u prezantua nga kryeministri Rama, gjatë prezantimit të programit për emigracionin.

Lavdrim Krashi ka lindur në Dibër është arsimuar dhe jeton në Londër. Ai punon në bashkinë e Londrës për planifikimin urban dhe strehimin. Lavdrimi thotë se Londra ka një plagë të rëndë me mungesën e strehimit.

Kush është emigranti nga Londra që do kandidojë

Një pjesë e rrëfimit të tij:

‘Më tërhoqi që të ndryshoja karrierën nga një inxhinier kimist në shërbimin në sektroin e strehimit, ka lidhje me Nënë Terezën në 1975 kur mori Nobelin, në vizitat e para ishte Londra, në takimin e parë zyrtar ajo kërkoi që të dalë nga prookolli dhe të fliste për një çështje të rëndë të Britanis, numrin e madh të pastrehëve, iu lut kreministrit, mund të dal nga protoklli,: Ju lutem bëni diçka për të pastrehët.

Unë jan një qytetar shqiptar që jetoj në Britani, jam i martuar, kam 21 vjeç djalin dhe 15 vajza. Ju tregova që ka mundësi të nagazhohem në politikë në vendin tim, kam meszhet ku me thonë, Daddy Go for it, nuk ka krenari më të madhe sesa të kontribuosh në vendlindjen tënde. Dibranët nuk është se janë mosbesues, por dhe dyshues. Rruga e Arbrit po merr formë, dhe shpresoj të mbyllet shpejt'.

Para prezantimit të tij, kryeministri Edi Rama tha:

Vota e emigrantëve duhet të garantohet në çdo cep të botës. Pavarësisht se nuk ia arritëm që ta siguronim për shkak të palës tjetër. Ata e dinë se shumica e emigrantëve nuk i votojnë. Ata nuk janë tifozë të verbër partish, por janë tifoz të punës dhe Shqipërisë. Shqipëria me ata për të cilët po flasim, gjithmonë humbet. Vota e emigrantëve. nuk lëviz nga objektivat parësore, dhe do ta mundësojmë ata. Ne në listat e 25 prillit do të kemi emigrantë të sotëm dhe të djeshëm. Duam t’ju japim një mundësi të re emigrantëve.