Politikë

Kurti i përgjigjet Vuçiç: Po kopjon metodat ruse

Kurti i përgjigjet Vuçiç: Po kopjon metodat ruse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili e akuzoi se ka inskenuar shpërthimin ne kanalin Ibër-Lepenc.

Sipas Kurtit, ky sulm terrorist është i ngjashëm me skenarin që përdori Rusia në fillim të agresionit mbi Ukrainë.

“Serbia po i kopjon metodat ruse për të kërcënuar rajonin tonë, por edhe kjo do të dështojë pasi jemi mbështetur në vlerat demokratike perëndimore. Edhe gjetja e simboleve të ushtrisë ruse e forcon idenë, sipas Kurtit, se Serbia po i kopjon metodat ruse për ta dëmtuar Kosovën. Nëse akti do të ishte realizuar plotësisht dëmi do të ishte shumë i madh për ekonominë dhe energjetikën.

Pesha e pasojave të këtij sulmi, po të arrinte qëllimin e tij, do të ishte marramendëse. Ky sulm kishte për qëllim të shkaktonte dëme të pariparueshme në infrastrukturën e Kosovës. Ky do të shkaktonte për javë të tëra ndërprerje të prodhimit të energjisë nga Termocentrali Kosova B. Më tej, do të kishim ndërprerje të furnizimit të fabrikave të ujit, duke lënë pa ujë mbi 300 mijë qytetarë”, u shpreh Kurti.