Kryeministri Edi Rama ka vendosur të realizojë podcast.
Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotomontazh ku shfaqet me syze dhe mbi të shkruhet: Flasim.
Kështu duket se do t’i quajë dhe podcastet e tij, por vetëm kaq! Ai nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth tij.
“Podkasti im së shpejti”, – shkruan Rama në Twitter.