Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në Opinion në TV Klan dhe ka folur për rrethanat me të cilat është takuar me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal, i cili është në hetim nga autoritetet në SHBA.
Blendi Fevziu:Si u gjend në zyrën tuaj ky zyrtar i FBI zoti Rama?
Edi Rama: Siç gjenden të gjithë zyrtarët e të gjitha shteteve në zyrën time.
Blendi Fevziu:Në këtë rast ambasada çon një letër që thotë po mbërrin në Shqipëri finali, i dhe i lutet Kryeministrit që brenda axhendës…
Edi Rama: Jo nuk është e vërtetë. Ambasada e SHBA përfaqëson Departamentin e Shtetit. FBI është komplet gjë tjetër nga DASH.CIA është komplet gjë tjetër nga FBI dhe DASH.
Blendi Fevziu:Po kur ka ardhur drejtori i CIA, ka qenë i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë.
Edi Rama: Është zgjedhja e secilit prej tyre, nuk është aspak zgjedhje e ime, apo nuk është detyra ime t’ju them që kalo nëpërmjet ambasadës. E kërkoi zoti McGonigal takimin apo dikush tjetër? Edi Rama: Ai personalisht.
Blendi Fevziu: Në akt-akuzë përmenden, thuhet që McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë i kujdesshëm me rusët dhe kjo shkonte në favor të një kompanie që kishte në favor Duçka dhe Neza.
Edi Rama: E para njëherë nuk rezulton asgjëkundi kjo që thoni.
Blendi Fevziu: Kanë pasur ndonjë përfitim këta të dy?
Edi Rama: E dyta, kam thënë vetë që ai ka ardhur dhe me mua ka folur pikërisht këtë, influencën ruse në rajon, influencën ruse këtu e atje, edhe në Shqipëri duhet bërë kujdes sepse mund të hyjë nëpërmjet të tjerësh e kështu me radhë. Asnjëherë nuk më ka kërkuar asgjë konkrete për x apo y.
Blendi Fevziu: Duke penalizuar këtë kompani që ishte...
Edi Rama: Nuk ka penalizuar asnjë kompani ai.
Blendi Fevziu: Thjesht ka folur në parim apo konkretisht?
Edi Rama: Vetëm në parim.
Blendi Fevziu: Vetëm në parim sepse aktakuzë thotë që indirekt përfitonte Neza dhe Duçka.
Edi Rama: Ato janë pretendime të cilat nuk kanë sjellë në ngritje të asnjë akuze as për njërin, as për tjetrin.
Blendi Fevziu: Dakord, nuk ka sjellë. Kam të drejtën të pyes.
Edi Rama: Këtu hyjmë në fushën e fantazisë sepse faktikisht jemi këtu në kushtet kur është ngritur një zallamahi e madhe që ka një akt-akuzë dhe një hetim në Amerikë që e tregon që Kryeministri i Shqipërisë është përfshirë në korruptimin e një zyrtari të lartë të FBI-së. Ku e tregon aktakuza këtë?
Blendi Fevziu: Prit një minutë. Aktakuza pse duhet ta përmendë 14 herë kryeministrin e Shqipërisë? Neza dhe McGonigal kanë takuar gjysmën e Tiranës.
Edi Rama: Në aktakuzë përmendet dhe dhënia e një shume parash në një parkim. Ç’domethënë kjo pse duhet përmendur parkimi?
Blendi Fevziu: Pse gjendet 14 herë emri juaj në aktakuzë?
Edi Rama: Ç’domethënë 14 herë apo 24 herë. Është çështje e narrativës që ka çuar në ngritjen e akt-akuzës. Në fund çfarë thotë akuza aty? Në fund akuza thotë se ish-zyrtari i lartë i FBI-së nuk ka raportuar udhëtimet dhe ka marrë para borxh.
Blendi Fevziu: Grand juria ka kërkuar gjitha informacionet që lidhen me ju.
Edi Rama: Grand juria nuk ka kërkuar asnjë informacion që lidhet me mua.
Blendi Fevziu: Ja ku e ke këtu...
Edi Rama: Atë e kam lexuar unë. Nuk ka kërkuar asgjë nga unë, asgjë nga qeveria, asgjë nga askush po të them.
Blendi Fevziu: Nuk ka kërkuar?
Edi Rama: Asgjë.
Blendi Fevziu: A ju është marrë dëshmi për këtë çështje?
Edi Rama: Asgjë po të them. Jo dëshmi, por as pyetje, as interesim. More fare, fare, fare. Në fund fare po ta përsëris, nuk ka nevojë t’i besosh fjalëve të mia. Shiko konkluzionet e akt-akuzës. Në akt-akuzë nuk ka as korrupsion, nuk ka as blerje, nuk ka as shitje në aktakuzë ka vetëm që ky njeriu nuk ka deklaruar disa udhëtime që ka bërë që është problemi i tij, puna e tij që nuk kam lidhje unë fare dhe që ky njeriu ka marrë para borxh në konflikt interesi me atë tjetrin. Pra nuk flitet për asgjë tjetër. Gjithë këto të tjerat janë vetëgjyqësia shqiptare. Gjithë përmendjet janë kontekstuale, nuk ka përmendje ku implikohet...
Blendi Fevziu: E para njëherë thotë që jeni takuar edhe shumë herë të tjera në Uashington dhe Nju Jork me të. Janë dhe 3 takime të tjera.
Edi Rama: Ore zotëri kur kam vajtur në Nju Jork më ka ftuar në zyrën e FBI-së së Nju Jorkut. Kam qenë në zyrën e FBI të nju Jorkut. Kanë qenë takime miqësore mikpritjeje. Mikpritjen këtu ai ma kthente atje, por nuk kishte asnjë lloj, prandaj kam thënë që kam pasur me të raport miqësor.