Politikë

Kryeministri flet për shkarkimin e sanitares së “Shefqet Ndroqit” dhe i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë: Një sanitare nuk hedh poshtë mundin e 18 mijë mjekëve

Kryeministri flet për shkarkimin e sanitares së “Shefqet

Shkarkimi i ish-sanitares së “Shefqet Ndroqit” Tire Alldërvishi nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në “Open” Rama tha se një sanitare apo edhe 20 si ajo, nuk mund të hedhin poshtë mundin e 18 mijë mjekëve që shërbejnë në luftën kundër Covid.

“Spitalet tona covid kanë bërë dhe po bëjnë punë heroike dhe të suksesshme. Me të gjithë atë ngarkesë dhe stres të ketë gjëra që nuk shkojnë. Por ka pafund nga ato që kanë kaluar në spitale dhe pyetini. Nëse ka të tjerë të thonë kështu të marrin ato dhe ta nxjerrin me shqelma nga sistemi mjekësor. Unë me këtë punë merrem dhe i ndjek. Por jam ndjerë mirë vetëm për faktin që është arrestuar dhe sot gjendet prapa hekurave. Dhe dua të shpreh mirënjohjen për gazetarët që nuk dhanë opinione kafeneje, por bënë një shërbim publik. Një shëmbëlltyrë e tillë, që padiskutim s’është e vetmja, por ka dhe të tjerë që u ngjajnë kësaj në sistemin tonë shëndetësor, por nuk mund ta njollosin gjithë sistemin. Dua t’i them të gjithë qytetarëve që nëse nuk doni të denonconi në Prokurori apo Polici, përdorini sa të mundni emisionet investigative. Dua të nxirrni në sipërfaqe sa të mundni këto tumore që në organizmin e sistemit tonë shëndetësorë krijojnë të tilla situata që vendosin në kolaps marrëdhëniet e njeriut me sistemin dhe shfrytëzojnë ankthin e një familjari”, tha Rama.

Ngjarja e rëndë u denoncua nga emisioni “Stop”, ku u pa me zë dhe figurë që ish-sanitarja e “Shefqet Ndroqit” Tire Alldërvishi i mori mbi 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje që ishte me koronavirus dhe ndërroi jetë pas 1 muaji shtruar.