Politikë

Kryemadhi me bluzën që shkruan Here I am! Ja fotot kur këmbëjnë mimika me Metën në asamblenë e partisë

Kryemadhi me bluzën që shkruan Here I am! Ja fotot kur

E pazakontë ajo që po ndodh në Partinë e Lirisë, ku po përvijohet çdo orë e ditë si një serial politik. Kryemadhi mbrëmë pohoi krizën edhe në raportin bashkëshortor me Metën dhe këtë ja faturon besnikëve të momentit të Ilir Metës që sipas Kryemadhit po e drejtojnë gabim. Ajo tha se kriza politike është transferuar edhe në krizë familjare.

Kryemadhi me bluzën që shkruan Here I am! Ja fotot kur

Meta nga ana tjetër është ai që e bëri publike diçka që mund të mbetej hermetike. Haptazi Ilir Meta përjashtoi dhe akuzoi për çimka dhe tradhti në parti, duke mos kursyer edhe vetë Monika Kryemadhin, me të besuarit e saj të cilit Meta i shkarkoi.

Tani janë ravijëzuar dy grupe. Ilir Meta ka Tedi Blushin, ish drejtorin e tij të komunikimit në Presidencë dhe Erisa Xhixhon.

Monika Kryemadhi qëndron ne Asamble ulur afër me Elona Gurin dhe Edmond Panaritin.

Elona Guri është njeriu që i ka qëndruar si askush me besnikëri çiftit Meta, dhe ka qenë një nga njerëzit më aktiv në fushatat e LSI-së