Politikë

Kreu i Parlamentit Europian pas takimit me Ramën: Shqipëria po përmbush reformat për anëtarësimin në BE

Kreu i Parlamentit Europian pas takimit me Ramën: Shqipëria po

Kreu i Parlamentit Europian David Sassoli pas takimit me kryeministrin Rama ka publikuar një status në rrjetin social “Twitter” ku shkruan se Shqipëria po përmbush reformat për anëtarësimin në BE dhe për pasojë ai do të mbështesë hapjen e negociatave me vendin.

Statusi i kryeparlamentarit europian:

“Takim i shkëlqyer me kryeministrin Edi Rama. Shqipëria po përmbush reformat për anëtarësimin e saj në BE. Prandaj unë shpreh mbështetjen e Parlamentit Europian për fillimin në kohë të konferencës interqeveritare.

BE-ja gjithashtu qëndron e gatshme për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19."

Tiranapost.al