Politikë

KQZ regjistron partitë që marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit: Edhe atë të Tom Doshit, por me kryetar një emër tjetër

KQZ regjistron partitë që marrin pjesë në zgjedhjet e 25

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka regjistruar sot 16 partitë e fundit që do marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Së fundmi KQZ ka regjistruar PS, PD-në dhe LSI-në, tre partitë më të mëdha në vend.

Ndërsa është regjistruar po ditën e sotme edhe partia e PSD por jo me në krye Tom Doshin. Në vend të tij është emri i Ëngjëll Bejtja. Ambasadorja amerikane bëri thirrje që Tom Doshi të mos lejohet të kandidojë në zgjedhje, duke kujtuar se atij i është ndaluar udhëtimi për në SHBA, KQZ ka pranuar kërkesën e regjistrimit.

Në një status të ditës së premte, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se kishte marrë garancinë nga kryeministri Rama se Tom Doshi dhe Partia e tij nuk do të jenë pjesë e asnjë qeverie që aim und të formojë nëse fiton zgjedhjet.

Tom Doshi paraqiti kërkesën për të regjistruar partinë, një ditë pas paralajmërimit të ambasadores.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, për rastin e Tom Doshit ka thënë se vendimi për të lejuar apo jo kandidimin e një shtetasi nuk i qëndron atij, teksa është sanksionuar me ligjin e dekriminalizimit se cilët kandidatë skualifikohen dhe cilët jo.

Ndërkaq, partitë e para që u regjistruan në KQZ disa ditë më par ishin:

PDIU e Shpëtim Idrizit,

Bindja Demokratike e Astrit Patozit

Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit

Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit

Ora e Shqipërisë e deputetit Zef Shtjefni

Aleanca Demokratike Shqiptare e Eduart Abazit

Lëvizja e Legalitetit e Shpëtim Axhanit

Balli Kombëtar

Partia Emigracioni Shqiptar e deputetit Kostaq Papa

Partia e Reformave Demokratike e Krenar Rrycit

Shqipëria shkon në zgjedhje me 25 prill 2021.

*Tiranapost.al.